11:06 / E Diele, 15 Korrik 2018 / indeksADMonline

Niset drejtë Rusisë, “fati” kryesor i Kroacisë (Video)

Presidentja kroate, Kolinda Grabar-Kitarovic së bashku me një pjesë të stafit është nisur drejt Rusisë.

Kitarovic do të jetë e pranishme në “Luzhniki Stadium”, ku Kroacia do ta zhvillojë finalen e madhe të Kupës së Botës, ndaj Francës, shkruan IndeksOnline.

Ajo përmes një videoje të postuar nga aeroplani, ka falënderuar Rusinë për mikpritjen.

“Ne emër të tifozëve kroatë, dua që ta falënderojë Rusinë për mikpritjen e saj të përzemërt. Ju ishit ushtarë të mirë. Ju jeni një tifoz i Kroacisë sonte. Dhe të shkojmë përpara së bashku. Faleminderit Rusi”, ka shkruar Kitarovic.

Finalja e madhe e Kampionatit Botëror luhet nga ora 17:00./IndeksOnline/