23:23 / E Mërkurë, 09 Maj 2018 / indeksADMonline

Nisma themelon nëndegën në Hogosht

NISMA Socialdemokrate, të mërkurën në praninë e shumë simpatizantëve të saj ka themeluar nëndegën në fshatin Hogosht të Kamenicës.

Në themelimin e kësaj nëndege ka marrë pjesë edhe ministri i Tregtisë dhe Industrisë dhe kryetar i NISMA në Gjilan. Ai ka falënderuar qytetarët e Hogoshtit për përkrahjen e madhe.

Ky është shënimi i plotë i tij:

NiISMA Socialdemokrate po vazhdon shtrirjen dhe rritjen e saj. Sonte në fshatin Hogosht të Kamenicës themeluam nëndegën e NISMA Socialdemokrate. Në praninë e shumë simaptizantëve të NISMA u zgjodh kryetari dhe kryesia e kësaj nëndege.

Kryetar i nëndegës u zgjodj Durim Biqkaj,

Blerim Sermaxhaj – nënkryetar, Rinor Musliu -sekretar dhe Arton Mujaj – kryetar i rinisë.

Faleminderit Hogosht për përkrahjen