21:01 / E Diele, 01 Tetor 2017 / indeksADMonline

Një surprizë e madhe për “Kara Sevda”

Seriali “Dashurie e pafund”, (Kara Sevda) është nominuar në kategorinë “Telenovela më e mirë” në çmimet ndërkombëtare Emmy Awards për vitin 2017.

Seriali turk, që ka bërë për vete me mijëra njerëz në të gjithë botën ku është transmetuar, po vijon të ndiqet anekënd botës dhe po merr vëmendjen e të gjithëve.

“Dashuri e pafund” është bërë kështu e para telenovelë turke që nominohet në një prej çmimeve më të rëndësishme ndërkombëtare të industrisë televizive, Emmy Awards.

“Dashuri e ndaluar” ka përballë edhe tre seriale të tjera: 30 Vies, Totalmente Demais dhe Velho Chico.

Protagonistët e “Dashuri e pafund” janë Burak Özçivit, Neslihan Atagül dhe Kaan Urgancıoğlu. Drejtor i serialit është Hilal Saral, ndërsa skenaristë janë Burcu Gorgun Toptas dhe Ozlem Yilmaz, me producent Ay Yapim./revistaclass