18:41 / E Premte, 11 Maj 2018 / indeksADMonline

Një yll më pak në Botëror, Alves sa i pafat

Sipas mediave braziliane, Dani Alves do të humbasë Kupën e Botës për shkak të lëndimit. Raportohet se mbrojtësi i PSG-së nuk do të arrijë të sfidoi lëndimin e pësuar në ndeshjen e finales së Kupës të Francës që e pësoi tre ditë më parë.

Alves ka lëndim në ligamentet e gjurit të djathtë dhe duhet t’i nënshtrohet operacionit.

Selektori i Brazilit, Tite tani ka tri opsione të tjera në krahun e djathtë të mbrojtjes. Danilo (City), Rafinha (Bayern) dhe Fagner (Corinthians) janë opsionet e Brazilit për Botëror./Indeksonline/