11:12 / E Hënë, 29 Janar 2018 / indeksADMonline

Njerëzit “normalë” nuk mund ta blejnë Ferrarin e ri, kompania ka 4 kritere

Ditë më parë kanë rrjedhur disa imazhe të fshehta të modelit të ri Ferrari 488 GTO.

Kjo makinë pritet të jetë modeli më i fuqishëm V8 që Ferrari ka prodhuar në historinë e saj. 488 GTO do të ketë 700 kuajfuqi, ndërsa do të jetë më i lehtë dhe me aerodinamikë më efikase.

Por, ajo çfarë është e çuditshme, është se jo çdo njeri mund ta blej këtë makinë shkruan IndeksOnline. Ferrari është bërë një nga kompanitë e vetme në botë që i tregon klientëve të vet nëse ata janë “te lejuar” të blejnë këtë model të veçantë.

Sipas Ferrarit, 488 GTO e re është më me vlerë sesa modelet tjera, kështu që italianët duan të sigurohen që konsumatorët më besnikë të tyre të jenë të priviligjuar.

Ferrari zakonisht ka disa kritere të fshehura për mënyrën se si liston makina e caktuara. Falë një imazhi të publikuar në DriveTribe, ne tani e dimë se cilat janë kriteret e Ferrarit për të blerë 488 GTO.

Lista përfshinë katër kritere që pronarët e mundshëm duhet të përmbushin nëse duan të blejnë GTO të ri.

Kriteri i parë është se konsumatori duhet të posedoj një 488 GTB dhe një ose më shumë makina sportive V8 ( supozojmë që bëhet fjalë për modele Ferrari ).

Kriteri i dytë është për këdo që zotëron një makinë garash Ferrari, si një FXX. Këta janë zakonisht konsumatorë jashtëzakonisht të pasur, e që janë të vlefshëm për markën italiane.

Kriteri i tretë është për konsumatorët e rëndësishëm që Ferrari ka të ngjarë të zgjedhë me diskrecionin e vet.

Ndërsa kriteri i katërt përcakton dikë që zotëron modelet e veçanta të Ferrarit, si F40 ose Enzo.

Ky mund të jetë modeli më i fuqishëm i të gjithë kohërave V8 nga Ferrari, por duke parë që kriteret janë kogja të vështira, çmimi do të jetë një mal me para. Ndoshta më mirë të quhej ‘Bitcoin Ferrari’! /IndeksOnline/