21:16 / E Hënë, 28 Maj 2018 / indeksADMonline

Nuk luajti që nga viti 2014, Balotelli shënon super-gol për Italinë (Video)

Mario Balotelli ka shënuar golin e parë në ndeshjen miqësore, Itali – Arabia Saudite.

“Supermario” shënoi një supergol në minutën e 21’të për epërsinë e Azzurrit, shkruan IndeksOnline.

Kjo është ndeshja e parë me fanellën e Italisë për sulmuesin e Nices. Ai nuk ishte paraqitur me kombëtaren që nga 24 qershori i vitit 2014.

Kujtojmë që 27-vjeçarin në ekipin kombëtar e ka rikthyer trajneri i ri i Italisë, Roberto Manicni./IndeksOnline/