09:00 / E Diele, 29 Korrik 2018 / indeksADMonline

Nuk u dorëzua asnjëri nga grushtet e forta/ Whyte – Parker, fituesin e shpall gjyqtari (Video)

Super luftë, Dillian Whyte ka fituar duelin e radhës në peshat e rënda.

Në praninë e shumë tifozëve në stadiumin O2 të Londrës, boksieri nga Xhamajka mposhti me pikët e gjyqtarëve, boksierin nga Zelanda e Re, Joseph Parker, shkruan IndeksOnline.

Dy boksierët ishin të kujdesshëm gjatë 12 raundeve. Që të dy u rrëzuan nga një herë në tokë për shkak të goditjeve të fuqishme që morën.

Më i fuqishmi i këtij dueli i Whyte, i cili në fund edhe u shpall kampion.

Për Whyte, kjo ishte fitorja e 24 në 25 meçe profesionale. Në anën tjetër, për Parker, kjo ishte humbja e tretë në 27 luftëra në total./IndeksOnline/