21:38 / E Hënë, 12 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Numri i nxënësve të shkollave të mesme ulet për 15 mijë në katër vjetët e fundit

Numri i nxënësve në arsimin e mesëm është ulur për 15 mijë në periudhën nga viti 2013 deri në vitin 2017 në Maqedoni, tregojnë të dhënat e Institutit për Hulumtime dhe Edukim Strategjik (IHES). “Ajo që bie në sy që në fillim është se në vitin 2013 në të gjitha vitet – viti i parë, i dytë, i tretë dhe i katër në arsimin e mesëm, ka pasur 85 mijë nxënës, ndërsa në vitin 2017, 70 mijë.

Kjo do të thotë se numri i nxënësve është ulur për 15 mijë për vetëm katër vjet”, tha Darko Spasevski nga IHES. Trendi i uljes së numrit të nxënësve sipas tij, ka të bëjë në pjesën më të madhe të arsyeve demografike. “Nuk hyjmë shumë në arsyet, por ajo që kemi mundur ta konstatojmë është se duke e pasur parasysh atë që arsimi i mesëm nga viti 2013-2014 është i obligueshëm, arsyeja më e madhe për uljen e numrit të nxënësve janë lëvizjet demografike”, thotë Spasevski, Sipas tij, përveç në Shkup, numri i nxënësve është ulur në të gjitha komunat në Maqedoni. Numri i mësimdhënësve është gjithashtu në ulje, por, siç tha, jo në përqindje të njëjtë si numri i nxënësve.

Në periudhën e njëjtë të kuadrit mësimor është ulur prej 7.100 në 7.000 mijë. Kjo, konsideron Spasevski, mund në të ardhmen të bëjë problem me numrin e shumtë të mësimdhënësve. Por, thekson, kjo varet si do të alokohen mësimdhënësit, të cilët në një rast të tillë do të mund të alokohen në mënyrën në të cilën do të sigurojë arsimim më cilësor me paralele më të vogla. Studimi në të cilin janë marrë këto të dhëna dhe që e ka përpunuar Instituti, ka pasur qëllim parimor që të shihet sa në mënyrë transparente shpenzohen mjetet në shkollat e mesme.

Ato në bazë të qasjes së lirë deri te informacionet me karakter të qartë është dashur t’i shohin këto të dhëna për nevojat e hulumtimit, shkruan tv21.

Shkollat e mesme nga 11 komuna fillimisht nuk i kanë dhënë informacionet e nevojshme, ndërsa këtë e kanë bërë madje pasi është ngritur procedura para Komisionit për qasje të lirë deri te informacionet nga karakteri publik. Në kuadër të përgatitjes së studimit, jepen rekomandime deri te shkollat e mesme të tregojnë më shumë transparencë në shpenzimin e mjeteve publike, ndërsa prindërit dhe nxënësit e shkollave të mesme të tregojnë më shumë interes për shpenzimin e mjeteve. Për nevojat e projektit është përpunuar ueb-platforma www.budnooko.mk me përshkrim të hollësishëm të shpenzimeve në shkollat e mesme në baza të ndryshme në periudhën nga viti 2013 deri në vitin 2017.