20:21 / E Enjte, 11 Tetor 2018 / indeksADMonline

Nxemjet e fundit para se të fillojë ndeshja e shumëpritur

Futbollistët e Kosovës kanë dalur në fushën e lojës për t’i kryer nxemjet e fundit.

Skuadra e Bernard Challandes ka sonte një ndeshje mjaft të vështirë para vetes – atë me Maltën.

Kjo ndeshje është e vlefshme për Ligën D, Grupi 3, në Ligën e Kombeve, transmeton IndeksOnline.

Dhe tani, skuadra kosovare ka dalur në fushë për përgatitjet e fundit para se të fillojë ndeshja.

Përveç futbollistëve kosovar, edhe ata të Maltës janë duke i kompletuar përgatitjet finale për ndeshjen e sontme.

Me një fitore sonte, Kosova do ta forconte kreun e tabelës, ku tani nga dy ndeshje, ka 4 pikë./IndeksOnline/

Temat: