17:24 / E Martë, 30 Tetor 2018 / indeksADMonline

Oferta e Milanit konkrete, vjen Ibra por largohet një tjetër sulmues

Milan ka rifilluar të luaj me dy sulmues, Higuain-Cutrone . Të dy sulmuesit, të rreshtuar pranë njëri-tjetrit, kanë shpëtuar në të vërtetë stolin e Gattuso dhe Liga e Kampionëve tani është shumë afër, vetëm tre pikë.

Çifti Italo-Argjentinas duket të jetë i destinuar të rikonfirmojë, por për alternativat e ardhshme nevojiten edhe një sulmues.

Mbërritja e Zlatan Ibrahimovic është duke u bërë më konkrete, por ardhja e tij si huazim do ta largoj një tjetër sulmues

Fabio Borini nuk do të jetë në gjendje të krijojë vend për vetën dhe largimi i tij do të jetë i mundshëm. /IndeksOnline/