12:55 / E Martë, 23 Tetor 2018 / indeksADMonline

OKB dënon ndalimin e hixhabit në Francë, kërkon kompensim për gratë e mbyllura në shtëpi

Ndalimi i hixhabit në Francë është i paligjshëm deklaron OKB dhe kërkon kompensim për gratë e mbyllura në shtëpi dhe të margjinalizuara.

Komiteti i të Drejtave të Njeriut i OKBS-së tha të martën se ndalimi i Francës mbi hixhab, veshje islamike, është një shkelje e të drejtave të njeriut.

Franca kishte dështuar ta ndalonte dhe urdhëroi rishikimin e legjislacionit, tha komiteti në një deklarate.

Komiteti, një panel ekspertësh të pavarur që mbikëqyrin pajtueshmërinë e vendeve me Konventën Ndërkombëtare për të Drejtat Civile dhe Politike, tha se Franca kishte 180 ditë për të raportuar për veprimet që kishte ndërmarrë.

“Në veçanti, Komiteti nuk u bind nga pretendimi i Francës se një ndalim për mbulimin e fytyrës ishte e nevojshme dhe proporcionale nga pikëpamja e sigurisë ose për arritjen e qëllimit të” bashkëjetesës “në shoqëri,” thuhet tutje.

Vendimet e marra nga komiteti, një panel ekspertësh të pavarur që mbikëqyrin pajtueshmërinë me Konventën Ndërkombëtare për të Drejtat Civile dhe Politike (ICCPR), nuk janë ligjërisht të detyrueshme, por sipas një protokolli opsional të traktatit, Franca ka një detyrim ligjor ndërkombëtar për t’a përmbushur ‘ në mirëbesim’.

Lajmi vjen pas ankesave të dy grave franceze të dënuara në vitin 2012 sipas një ligji të vitit 2010 që përcaktonte se ‘askush nuk mundet, në një hapësirë ​​publike, të veshë ndonjë artikull të veshjes që ka për qëllim fshehjen e fytyrës’. /IndeksOnline/