19:18 / E Premte, 12 Tetor 2018 / indeksADMonline

Opozita në Pejë kërkon sqarim nga pushteti aktual lidhur me menaxhimin e parasë publike

Alternativa Dega në Pejë ka reaguar ndaj menaxhimit të parasë publike nga pushteti aktual duke thënë se afro 6 milionë euro janë shpenzuar nga paraja publike për dreka, darka, shpenzime të udhëtimit e mëditje.

Reagimi i plotë:

“Gjatë këtyre 4.5 viteve të kësaj qeverisjeje tokësore apo nëntokësore, padronët e këtij pushteti, vetëm për dreka e darka, shpenzime të udhëtimit e meditje, për me folë me telefon në mes veti apo karburant e mirëmbajtje të veturave si dhe për denime nga gjykatat kanë shpenzuar afro 6 milion euro të parasë publike dhe ate, për:

– dreka e darka -160.495,96

– shpenzime të udhëtimit dhe meditje të zyrtarëve -132.432,40 (vetëm meditje 62.577,79)

– për me folë me telefon në mes veti – 247.138.41

– karburant dhe mirëmbajtje të veturave dhe për – 843.092.78

– pagesat e denimeve nga gjykatat e Kosovës – 4.413.292,38 plus qindra mijëra euro për taksa, procedura përmbarimore e shpenzime tjera të gjykatave.

VETËM gjatë vitit 2017, sipas auditorit të përgjithshëm komuna ka paguar 606.990 euro denime të shqiptuara nga gjykatat e si pagesë shtesë komuna ka paguar edhe 60.576 euro për taksa, procedura permbarimore etj.”