19:30 / E Premte, 11 Maj 2018 / indeksADMonline

Organizohet gara basketbollistike ‘Red Bull Reign’

Red Bull Reign është garë basketbolli, e cila përdor një sistem unik të rregullave duke u bazuar në rregulloren e FIBA-s,me sistemin e veçantë të vlerësimit, sistemit kumulativ. Ekipi me më së shumti pikë vazhdon përpara. Me më shumë se 25 shtete, ekipet nga 4 lojtarë garojnë në ndeshje 8 minutëshe.

Gara është e hapur për ekipe nga 3 deri në 4 lojtarë, të moshës 16 +; Pjesmarrës meshkuj dhe femra janë të mirëseardhur.  Ekipet do të garojnë me shkathtësi dhe shpresë që të fitojnë një udhëtim special në vendin e

Goodman League, Barry Farms -Washington D.C për të përfaqësuar Kosovën në finalen botërore.

Gara zhvillohet sipas datave dhe qyteteve më poshtë:  12.05.2018 Prizren,Fusha e sportit Andrra

11:00  13.05.2018 Prizren, Fusha e sportit Andrra 11:00

17.05.2018 Prishtine, Fusha e sportit pranë Sallës 1 Tetori 11:00

18.05.2018 Prishtinë, Fusha e sportit pranë Sallës 1 Tetori, 11:00

FINALJA KOMBËTARE :

26.05.2018 Prishtinë, Sheshi Zahir Pajaziti, 12:00

– Kualifikimet organizohen në formatin e raundeve. Raundi i parë do të përbëhen nga 12 ekipe të cilat do të përcaktohen me anë të shortit të hedhur. Nga te cilat 8 ekipe me më së shumti pikë vazhdojnënë raundin e dyte.

– Në fazën e kualifikimeve do të marrin pjesë 24 ekipe (4 Grupe me nga 6 ekipe).

– Finalja Kombëtare mbahet në Prishtinë ku 8 ekipet fituese nga secili qytet do të ndeshën ndërmjet vete.

Në datë 26 Maj, Sheshi Zahir Pajaziti në orën 12:00 zhvillohet finalja Kombëtare e cila do të përcaktoj grupin fitues njëkohësisht dhe përfaqsuesen Kosovare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Formo skuadrën, regjistrohu dhe bëhu pjese edhe ti!