11:00 / E Enjte, 18 Janar 2018 / indeksADMonline

Ozil dhe Wilshere qëndrojnë në Arsenal (Foto)

Mesut Ozil dhe Jack Wilshere do të mbetën në Arsenal gjatë këtij mini-afatit të janarit.

Anësori gjerman së bashku me anglezin priten të nënshkruajnë kontratë të re, transmeton IndeksOnline.

Lajmin e ka konfirmuar trajneri francez, Arsene Wenger.

“Wilshere dhe Ozil do të qëndrojnë. Jemi në negociata për ta vazhduar kontratën”, tha Wenger.

Por, sipas francezit – “topçinjtë” do ta humbin sulmuesin kilian, Alexis Sanchez, pasi marrëveshja me Manchester Unitedin është shumë afër./IndeksOnline/