11:53 / E Martë, 03 Tetor 2017 / indeksADMonline

‘Pa ty s’kam jetë’, i thotë bashkëshortes reperi shqiptar

Ditëlindja është një ndër ditët më të veçanta, ku si asnjëherë tjetër, me ose pa dëshirën tënde, je në qendër të vëmendjes, e ndjen veten të rrethuar nga njerëz që përpiqen të ta bëjnë ditën më të lumtur, dëgjon vetëm fjalë të bukura dhe sigurisht merr edhe shumë dhurata.

Por përtej dhuratave, momenti më i bukur i kësaj dite janë urimet, dhe mesa duket Lumi B e ka kuptuar shumë mirë këtë gjë, pasi jo më kot ka bërë një urim të tillë.

Nuk e dimë për dhuratën, por këto fjalë të bukura që ka përgjedhur reperi shqiptar për bashkëshorten janë të duhurat që do të dëgjojë ngë vajzë nga partneri i saj.  Për hir të së vërtetës, kishim krijuar përshtypjen që Lumi B nuk është një djalë romantik e që mund të bëntë një urim të tillë (të paktën në publik), por ja që kishim gabuar.

Në një prej ditëve më të veçanta për bashkëshorten e tij, Lumi B ka bërë një postim në Instagram ku shkuan: “Happy birthday my partner in crime. Te dua mas shumti n bote, edhe 100 tjera bashk me mu e me Blinin ….pa ty skom t gjalle #loveyou”. Urimit të reperit i janë bashkangjitur edhe fansat e shumtë.