17:03 / E Shtunë, 08 Shtator 2018 / indeksADMonline

Paco Alcacer impresionon tifozët e Dortmundit në debutim

Paco Alcacer ka debutuar për Borussia Dortmundin mbrëmë.

Sulmuesi i Barcelonës, i huazuar te klubi gjerman, ka zhvilluar minutat e parë në fanellën e ”Milionerëve”.

Ai është paraqitur në një miqësore të zhvilluar ndaj Osnabruck, pas pushimit internacional.

Megjithatë, ai nuk shënoi gol në fitoren, 6-0 të Dortmundit, por ai debutoi tifozët me paraqitjen e tij, transmeton IndeksOnline.

Nv fund të ndeshjes, ai shkoi drejt tifozëve gjerman, të cilët kishin vendosur një baner me emrin e tij dhe njërin prej tyre ia dha fanellën.

Ky veprim i Alcacer u duartrokitë nga të gjithë tifozët në stadium.

Alcacer i është bashkuar ish-kampionit të Bundesligës në një marrëveshje huazimi për një sezon për shumën e 2 milionë eurove.

Dortmundi gjithashtu e ka opsionin e blerjes permanente të lojtarit për 23 milionë euro, plus 5 milionë euro bonuse tutje./IndeksOnline/

Temat: