23:56 / E Martë, 30 Janar 2018 / indeksADMonline

Pacolli konfirmon ardhjen e Rita Orës në Kosovë (Foto)

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Behgjet Pacolli ka bërë të ditur se këngëtarja me famë borërore, Rita Ora do të vije në Kosovë me rastin e 10 vjetorit të pavarësisë.

Pacolli në një postim në Facebook ka shkruar se Ora nuk ka pranuar të paguhet për performancën e saj që do ta mbaj, shkruan Indeksonline.

Ja postimi i Pacollit:

Familja Ora (Sahatçiu) meriton një respekt të madh për çdo gjë që kanë bërë për promovimin e Kosovës. Duke edukuar vajzën e tyre në një atdhetare të vërtet. Kam kënaqësinë të konfirmoj ardhjen e yllit tonë botëror Rita Ora me rastin e 10 vjetorit të Pavarësisë. Ajo nuk ka pranuar të paguhet për këtë ngjarje dhe kjo do të thotë shumë për personalitetin e saj./Indeksonline/