21:14 / E Mërkurë, 28 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Pamje tjetër e Encës në videoklip, duket si hyjneshë (Foto)

Enca Haxhia është duke u përkujdesur në mënyrën më të mirë për krijimin e saj të ri muzikor.

Ajo së shpejti pritet të publikojë këngën e saj ‘Dua’, projekt ky i cili siç është raportuar më parë do të ketë shpenzime të mëdha.

Përpos qaforeve të cilat ajo bart në dukjen e saj në këtë videoklip e që janë me çmim të lartë, Enca pritet të ketë në videoklip edhe një model të njohur spanjoll, transmeton Indeksonline.

Enca duket mëse fantastike e ajo çfarë bie në sy në fotografinë e fundit janë sytë e saj me lente ngjyrë shumë të veçantë. Enca siç duket këtë herë do t’i japë një pamje fantastike klipit të saj, siç di vetë ajo./Indeksonline/