08:47 / E Shtunë, 11 Gusht 2018 / indeksADMonline

Para katër vitesh, gjendet i vdekur aktori i njohur amerikan

Më 11 gusht të vitit 2014 në shtëpinë e tij në Kaliforni është gjetur i vetëvrarë aktori amerikan Robin Williams, 63 vjeç, i njohur për rolet e tij komike në filma, si “Mrs. Doubtfire”,

Sipas Policisë  arsyeja e vdekjes ishte “vetëvrasje për shkak të asfiksisë”.

Williams, i lindur në Çikago në 21 korrik 1951, nga sa mësohet, vuante nga një depresion i rëndë. Ai ka fituar një çmim “Oscar” në vitin 1997 si aktori më i mirë protagonist për filmin  “Will Hunting” (“Gjeniu rebel”) me regji të Gus Van Sant dhe skenar të Mat Damon dhe Ben Aflek.