18:35 / E Diele, 24 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Parkimi i veturave në mes të rrugës, bllokohet një rrugë në Prishtinë (Video)

Rruga “Sylejman Vokshi” në Prishtinë është bllokuar dhe veturat po presin në kolona të gjata.

Shkak i kësaj janë shoferët e papërgjegjshëm.

Në një video të siguruara nga Indeksonline shihet kolonë e gjatë , ku siç thuhet nga dëshmitarët ajo është krijuar për shkak se veturat janë parkuar në mes të rrugës.

Raste të tilla hasim shpesh në Prishtinë, sidomos në këtë rrugë e cila ndodhet mbi sheshet e Prishtinës. Kjo është një pjesë, ku ndodh gjatë gjithë kohës që shoferët e papërgjegjshëm të parkojnë veturat në mes të rrugës. Sigurisht, kjo gjë krijon pakënaqësi të shoferëve në komunikacion./Indeksonline/