10:59 / E Martë, 27 Mars 2018 / indeksADMonline

Pas aksionit fantastik në Veri, kjo është poezia për Policinë e Kosovës

Gjatë ditës së djeshme Policia e Kosovës ndërmorri aksion policor lidhur me arrestimin e Drejtorit të ashtuquajturës Zyra për Kosovën, Marko Gjuriq i cili u fut ilegalisht në territorin e Kosovës.

Pavarësisht refuzimit të lejes së tij dhe disa ministrave të tjerë serb nga Ministria e Punëve të Jashtme, Gjuriq hyri në Kosovë në mënyrë ilegale teksa më pas u arrestua në Mitrovicë të veriut u soll në stacionin ‘Qendra’ në Prishtinë dhe më pas nën forca të shtuara të policisë u përcoll për tek autoritetet serbe.

Ndërkohë pas aksionit të policisë shumë qytetarë i kanë përkrahur pjesëtarët e Njësisë Speciale të cilët në mënyrë të përkryer ndërhynë dje në këtë aksion për ta përmbyllur pa dëme në askënd.

Është Shota Ramadani Poroshtica, një mësuese nga Gjilani, e cila ka studiuar për ekonomi që ka thurrur një poezi për policët kosovarë dhe gjithë aksionin e tyre.

Kjo është poezia e plotë:

Heu të puthsha ballin
ty moj nënë loke
trima të vërtetë
i paske dhanë ksaj toke.
||
Sot kur shkjau
deshi të na poshtëroj
liderët e trimat tanë
askush nuk i frikësoj
|||
Erdhi miu krylartë
duke menduar të triumfoj
por një gjë ia bëmë me dije
askush me pa leje,te hyj sdot guxoj
|V
Dil nga hyre
o mi i një fushe
mos guxo e provo më
se të nxjerrim shpirtin prej gushe.
V
Kjo është toka jonë
tokë e të parëve tanë,
e mbajmë me nder e krenari
amanetin që stërgjyshërit na e lanë.
V|
Ti çetnik i zi për Kosovë
çfarë paske mendue?
mos harro se që nga paslufta
tjetër këngë është duke u këndue.
V||
Popullit tënd mos e le
pa ua dhënë këtë selam,
mos provoni o shokë as ju
se hiq mirë skam kalue mbram.
V|||
Andaj sot të gjithë këtë mesazh
ta mësojnë e ta kuptojnë,
zot shpie i huaji tek ne
kurrë askënd më sdo e lejojmë.

P.s Të gjitha këto vargje i thurra nga krenaria dhe emocionet që mi dhanë burrshtetasit dhe policia jonë e Kosovës