18:22 / E Enjte, 01 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Pas Coutinhos, Barça synon t’ja ”vjedhë” Liverpoolit edhe një lojtar

Liverpooli mund ta humbasë yllin e skuadrës, Roberto Firminos.

Kjo pasi që mediat janë duke spekuluar se Firmino mund të transferohet te Barcelona.

Sipas TalkSport, klubi katalunas është duke e monitoruar situatën e sulmuesit brazilian dhe se një marrëveshje mund të arrihet, transmeton IndeksOnline.

Dhe natyrisht, largimi i Firminos do të krijonte boshllëk të madh te skuadra e Jurgen Klopp.

Ditë më parë, Luis Suarez tha se Barcelona duhet të fillojë kërkimin për një sulmues më të ri për shkak të moshës së tij./IndeksOnline/