21:18 / E Enjte, 04 Tetor 2018 / indeksADMonline

Patrick Cutrone – e ardhmja e Milanit dhe futbollit italian

Milani e ka të siguruar sulmin për dhjetë vitet e ardhshme me 20-vjeçarin e talentuar.

Bëhet fjalë për tinejxherin, Patrick Cutrone, i cili dita-ditës po tregon potencialin madhor që ka.

Cutrone sonte shënoi dy gola në fitoren, 3-1 të Milanit ndaj Olympiacosit në ”San Siro”, transmeton IndeksOnline.

Si 20-vjeçar, Cutrone ka startuar në 33 prej 53 ndeshjeve që ka zhvilluar për Milanin që prej inkuadrimit në skuadrën e parë.

Në këto ndeshje, Cutrone ka shënuar plotë 22 gola si dhe ka dhuruar 6 asistime.

Mesatarisht, sulmuesi i ri italian ka qenë i përfshirë në gol çdo minuta sa ai ka qenë në fushën e lojës.

Me një fjalë, Cutrone është e ardhmja e Milanit dhe futbollit italian./IndeksOnline/