12:19 / E Shtunë, 07 Korrik 2018 / indeksADMonline

Paulinho: Kam një ofertë nga Kina, do të bisedoj me Barcën

Mesfushori i Barcelonës, Paulinho ka konfirmuar se ai ka një ofertë për t’u kthyer në Super Ligën kineze.

Paulinho iu bashkua Barcelonës gushtin e kaluar nga Guangzhou Evergrande dhe përkundër përshtypjeve në Camp Nou, 29-vjeçari ka qenë i lidhur kohët e fundit me një kthim në ish-klubin e tij.

Duke folur pas humbjes në çerekfinale në Kupën e Botës 2-1 nga Belgjika, Paulinho pranoi se ai ka një ofertë  në tavolinë, shkruan indeksonline.

“Do të shkoj në Barcelonë për të biseduar me përfaqësuesin tim për këtë çështje,” tha mesfushori i Barcës.

“Kam një ofertë nga Kina dhe një tjetër nga një klub tjetër, edhe pse nuk është e sigurt se do të shkoj. Ne duhet të flasim.”

Edhe pse jo gjithmonë një startues i garantuar nën Ernesto Valverde sezonin e kaluar, Paulinho grumbulloi 49 paraqitje për fituesit e LaLiga duke shënuar nëntë gola. /IndeksOnline/