10:24 / E Enjte, 22 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Pavarësisht kërkesës së Pacollit për shtyrje, seanca nis

Seanca e Kuvendit tashmë ka filluar.

Ani pse Zëvendëskryeministri, Behgjet Pacolli  përmes një letre ka kërkuar shtyerje të seancës.

Në letrën e tij, Pacolli ka arsyetuar kërkesën duke thënë se ka një agjendë ndërkombëtare të paracaktuar dhe të planifikuar shumë më herët, e cila ia pamundëson që t’i përgjigjet seancës.

Ndërsa, ka kërkuar që seanca të mbahet në një ditë tjetër, kurdo që konsiderohet e përshtatshme./Indeksonline/

Pacolli kërkon nga Veseli të shtyhet seanca e jashtëzakonshme për politikën e jashtme

 

Temat: