10:32 / E Hënë, 29 Tetor 2018 / indeksADMonline

Perez e kishte parashikuar humbjen, Conte ishte kontaktuar para ndeshjes

Para ndeshjes në mes të Barcelonës dhe Real Madridit liderët e dy klubeve janë takuar për drekën tradicionale që mbahet para çdo El Clasico.

Gjatë këtij takimi bisedohet zakonisht për tema të ndryshme, por kësaj radhe është vërejtur një parashikim i presidentit të Real Madrid, shkruan indeksonline.

Florentino Perez i kishte kumtuar homologut të tij, Bartomeu se tashmë e kishte kontaktuar Conten për tu përgatitur.

Menjëherë pas humbjes u bë e qartë se Real Madrid ka marrë vendim për shkarkimin e Lopeteguit dhe në vend të tij do të vije Antonio Conte.

Klubi pritet që në orët e ardhshme të njoftoj zyrtarisht zëvendësimin e trajnerit.

Forma e Real Madrid nën drejtimin e Julen Lopetegui është një ndër më të dobëtat e historisë së lavdishme të mbretërve. /IndeksOnline/