12:05 / E Mërkurë, 05 Shtator 2018 / indeksADMonline

Përfaqësuesja e Kosovës në seancën e fundit stërvitore para nisjes në Baku

Përfaqësuesja e Kosovës në futboll është aktualisht duke e zhvilluar seancën e fundit stërvitore para nisjes në Azerbajxhan.

Seanca stërvitore nga nisur para një ore në stadiumin e Prishtinës, ”Fadil Vokrri” nën drejtimin e selektorit, Bernard Challandes.

Të pranishëm në stërvitje kanë qenë gjithë lojtarët e ftuar dhe ata duken në disponim të mirë para ndeshjes së ardhshme, transmeton IndeksOnline.

Më pas, Përfaqësuesja kosovare do të udhëtojë drejt Baku, ku do ta zhvillojë ndeshjen e parë në Ligën e Kombeve ndaj Azerbajxhanit.

Pas kësaj ndeshje, Përfaqësuesja kosovare do t’i presë Ishujt Faroe në stadiumin, ”Fadil Vokrri” për ndeshjen e dytë./IndeksOnline/

Temat: