17:45 / E Enjte, 27 Shtator 2018 / indeksADMonline

Përfundimisht, Ramsey do të largohet nga Arsenali

Sipas raporteve të fundit, Aaron Ramsey ka vendosur të largohet nga Arsenali në fund të sezonit me parametra zero.

Londinezët kanë shpresuar që t’ja vazhdojnë mesfushorit kontratën në Emirates, por Mirror shkruan se tani nuk ka asnjë ofertë për vazhdimin e kontratës së tij.

Gazeta në fjalë raporton se ka pasur një ndryshim të menjëhershëm dhe bisedimet për një marrëveshje të re kanë ngecur plotësisht.

Chelsea është duke u lidhur me uellsianin, ndërsa për lojtarin janë të interesuar edhe Man United, Juventus dhe gjithashtu edhe Lazio./IndeksOnline/