15:56 / E Premte, 07 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Përlotet Bebe Rexha, kjo është arsyeja

Bebe Rexha po e përmbyll një vit të suksesshëm në karrierë.

Ajo ka qenë tejet e angazhuar me koncerte në vende të ndryshme të botës dhe ka lansuar disa projekte të cilat janë kthyer në hite, shkruan Indeksonline.

Ndërsa, tani 29 vjeçarja ka arritur edhe një sukses të radhës, ajo është nominuar në ndarjen e çmimeve ‘Grammy Awards’.

Në një video të publikuar në ‘Instagram’ shihet këngëtarja shqiptare derisa shpërthen në lot kur kupton lajmin për nominimin.

“Kur e kupton që jeni nominuar në kategorinë ‘Artisti më i mirë” në ‘Grammy’s. Ëndrrat bëhen realitet”,ka shkruar Bebe Rexha në mbishkrimin evideos./Indeksonline/

Temat: