13:20 / E Mërkurë, 28 Mars 2018 / indeksADMonline

Petkoviq: Jemi pishman që nuk e kemi formuar asociacionin para pesë viteve

Petar Petkoviq, ndihmësi i shefit të Zyrës për Kosovë, në takimin e sotëm që po mbahet në veri të Mitrovicës tha se shqiptarët nuk janë të gatshëm për formimin e Asociacionit të Komunave Serbe (AKS).

Petkoviq ka thënë se janë pishman që nuk kanë nisur me herët këtë proces.

“Jemi pishman që këtë proces për formimin e AKS-ës nuk e kemi filluar para 5 viteve, pasi ishte e qartë se shqiptarët nuk janë të gatshëm për ta bërë këtë. Serbët kanë të drejtë që të kthehen në shtëpitë e tyre dhe kjo nuk ka ndodhur, prandaj nuk ka arsye që ne të jemi pjesë e kësaj qeverie që nuk përmbush obligimet e saj”, tha ai.

Ai tha se pavarësisht se ishin të gatshëm por tani situata ka ndryshuar, duke iu referuar zhvillimeve të fundit.