09:50 / E Premte, 14 Shtator 2018 / indeksADMonline

Pista, ”Luka Modric” rikthehet në janar

Luka Modric ende kërkohet nga Interi, klub i cili dështoi ta transferojë kroatin këtë verë.

Klubi italian mori përgjigjen ”jo” nga Real Madridi, klub i cili dëshiron ta mbajë lojtarin edhe për dy vitet e ardhshme.

Klauzola e lirimit të Modric është 200 milionë euro, ndërsa italianët i kanë ofruar Modricit një pagë vjetore prej 10 milionë euro, transmeton IndeksOnline.

Presioni i Interit rezultoi me Real Madridin që e raportoi klubin milanez në FIFA pasi negocionoi me lojtarin, i cili ka ende kontratë me ”Los Blancos”.

Image result for modric

Dhe siç shkruan Sport Mediaset, Interi do të rikthehet sërish në këtë ”pistë” në afatin kalimtar veror.

Në mediat italiane shkruajnë se Modric, i cili mbushë 33 vite më 9 shtator, iu ka treguar bashkëlojtarëve të tij te Kroacia se dëshiron largimin nga Spanja në janar.

Interi tashmë ka tre lojtarë kroat në skuadër – Vrsaljko, Perisic dhe Brozovic.

E mira e gjithë kësaj për Interin është se nëse arrihet transferimi, atëherë Modric mund të paraqitej në Champions League për ”Nerrazzurët”./IndeksOnline/

Image result for modric