10:20 / E Enjte, 27 Shtator 2018 / indeksADMonline

Plagoset një person në kryeqytet, arrestohet i dyshuari

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person i cili mbrëmë ka plagosur një person tjetër në rrugën “Lidhja e Prizrenit” në Prishtinë.

“Është arrestuari i dyshuari mashkull K-shqiptar i cili për arsye ende të panjohura ka plagosur me armë zjarri të dyshuarin tjetër mashkull K-shqiptar. I plagosuri është dërguar në QKUK për tretman mjekësor dhe është nën sigurim policor. Nga i dyshuari është konfiskuar një armë AK-47 me 78 fishekë, një thikë, dy gëzhoja të AK-47 dhe një gëzhojë e kalibrit të vogël”, thuhet në raport.

Sipas policisë, me urdhër të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje. /Indeksonline/

Temat: