14:19 / E Martë, 25 Shtator 2018 / indeksADMonline

Plani i Barcelonës për transferimin e De Jong

Pavarsisht se afati kalimtar është mbyllur, emri i Frenkie de Jong mbetet ende në qendër të vëmendjes.

De Telegraaf publikoi të hënën lajmin se Real Madridi është duke ofruar 80 milionë euro për mesfushorin holandez të Ajaxit.

Një klub tjetër tani i është bashkuar klubit. Para Real Madridit, edhe Bayern Munich, PSG, Man City dhe Spurs janë në garë.

Por, Florentino Perez ëndërron që ta mposhtë Barcelonën për këtë transferim. Klubi katalunas e donte lojtarin në verë, por Ajax nuk e pëlqeu këtë ide.

Drejtori sportiv i Ajaxit, Marc Overmars konfirmoi se dy ofertat e Barcelonës nuk mjaftonin sepse ishin të ulëta, transmeton IndeksOnline.

Megjithatë, Barcelona mbetet e relaksuar. Ata e konsideruan transferimin e De Jong në verë, por kjo dështoi dhe ende nuk ka panik te klubi.

Lojtari i cili do ta ketë fjalën e fundit për këtë transferim, e ka shprehur dëshirën e tij për t’ju bashkuar Barcelonës dhe kjo nuk e shqetëson klubin./IndeksOnline/