22:09 / E Martë, 12 Qershor 2018 / indeksADMonline

Policia në kërkim të tre personave për plagosjen në Prishtinë

Dy persona janë plagosur sot pasdite në afërsi të gjimnazit “Sami Frashëri” në Prishtinë, për arsye akoma të panjohura.

Për këtë rast, Policia e Kosovës është duke i kërkuar tre persona, të cilët dyshohen se kanë kryer veprën.

Këtë e ka konfirmuar për Indeksonline, zyrtarja për informim në Policinë Rajonale të Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Deri më tani mund të ju them se janë identifikuar tre persona, të cilët tani janë në arrati dhe Policia është në kërkim të tyre”, ka thënë Ahmeti.

Kujtojmë se sot rreth orës 17:00 policia ka pranuar një informatë për të shtëna me armë në rrugën “Ibrahim Lutfiu” në Prishtinë. /Indeksonline/