08:52 / E Shtunë, 14 Korrik 2018 / indeksADMonline

Presidenti i FIFA-s: Ky është Botërori më i mirë ndonjëherë

Gianni Infantino është ndarë shumë i kënaqur me organizimin e Kampionatit Botëror.

11 qytete të Rusisë kanë qenë organizatore të Kampionatit Botëror, i cili këtë të diel mbyllet me finalen mes Francës dhe Kroacisë.

I gjithë turneu ka kaluar në mënyrën më të mirë të mundshme dhe sipas presidentit të FIFA-s, Gianni Infantino ky ka qenë Botërori më mirë i organizuar ndonjëherë.

“Para disa vitesh pata thënë se ky do të jetë Botërori më i mirë ndonjëherë, ndërsa tani e them me bindje të plotë. Ky ishte Botërori më i mirë”, ka thënë Infantino në konferencë për shtyp në Moskë.

“Stadiumet kanë qenë 98 për qind të mbushura, më shumë se një milionë tifoz kanë udhëtuar nga e mbarë bota drejt Rusisë, kurse përmes televizorit, kampionati është përcjellur nga më shumë se tre milionë njerëz”.

“Po ashtu në këtë kampionat sistemi VAR ka funksionuar me sukses, kurse nuk është regjistruar asnjë rast i dopingut”, ka theksuar ai.

Temat: