20:10 / E Diele, 09 Shtator 2018 / indeksADMonline

Presidenti Thaçi nesër takon liderët e Luginës së Preshevës

Presidenti Hashim Thaçi nesër pritet t’i takojë liderët politikë të Luginës së Preshevës.

Takimin e presidentin Thaçi me liderët e Luginës e kanë konfirmuar edhe kabineti i Thaçit, sipas të cilëve, mediat do të njoftohen zyrtarisht nga Zyra e Informimit.

Presidenti Thaçi dhe liderët e Luginës së Preshevës, pas takimit, pritet tu drejtohen mediave edhe me një konference të përbashkët./Indeksonline/