18:55 / E Enjte, 10 Maj 2018 / indeksADMonline

Prindër monstrum, mbyten fëmijën e tyre gjykata i dënon rënde (Foto)

Prindërit e një foshnje tre muajshe janë dënuar me nga 15 vjet burg pasi u akuzuan nga prokuroria në Bristol Crown Court, për vrasjen e fëmijës së tyre.

Alistair Walker, 27 vjeç, fillimisht fajësoi paramedikët për dëmtimet fatale që kishin quar në vdekjen e djalit të tij Ah’Kiell Walker, në shtëpi në Gloucester në korrik 2016.

Ai u dënua për vrasje, ndërsa nëna e Ah’Kiell, Hannah Henry, 22, u shpall fajtore për shkaktimin ose lejimin e vdekjes.

Ata gjithashtu u dënuan për mizorinë mbi fëmijën, lidhur me katër brinjë të thyer dhe një shpatull të thyer të cilat kishin quar në vuajtje të femiut deri sa kishte vdekur.

 

Një juri prej 12 personave dhanë vendimet e tyre unanime pas një gjyqi pesë javor në Bristol Crown Court në Angli. /Indeksonline/