20:28 / E Martë, 27 Shtator 2022 / Gj. Sh

Prishtina del me njoftim për biletat në ndeshjen kundër Dritës, këto janë çmimet

Të mërkuren nga ora 19:00 do të zhvillohet derbi i radhës në futbollin kosovar mes Prishtinës dhe Dritës.

Ndeshja ishte e paraparë të luhet në javën e tretë të AlbiMall Superligës, por është shtyer për shkak të ndeshjeve të Ballkanit në Conference League, shkruan IndeksOnline.

Klubi nga kryeqyteti ka publikuar edhe çmimin e biletave për këtë takim, të cilat do të fillojnë të shiten ditën e merkurë nga ora 10:30.

Çmimi i biletave është 2 euro në tribunat në Lindje dhe Veri, 3 euro në Përendim ndërsa 15 euro në zonën VIP.

Prishtina ka njoftuar se biletat për tifogruoin ”Plisat” do të jenë falas në sektorin e Jugut./IndeksOnline/