08:50 / E Premte, 16 Prill 2021 / OSH

Prishtinë/Qira- marrësi del nga banesa dhe ia vjedh pronarit edhe disa gjësende …

Në raportin 24 orësh të policisë së Kosovës është raportuar për shpërdorim të pasurisë, në Prishtinë.

Një person është ankuar në polici se qira-marrësi është larguar pa e njoftuar nga banesa e tij, duke i marrë edhe disa gjësende tjera.

“SHPËRDORIM I PASURISË SË HUAJ

Prishtinë 09.12.2020 – 13:45. Ankuesi mashkull kosovar ka informuar se i dyshuari mashkull kosovar, muaj më parë kishte marr me qira banesën, mirëpo i njëjti është larguar pa njoftuar dhe sipas ankuesit, ka vërejtur që i mungojnë disa gjësende. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar dhe i njëjti është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të PK-së./IndeksOnline/

/Foto Ilustrim/