15:45 / E Diele, 22 Korrik 2018 / indeksADMonline

Pritjet në pikat kufitare, në Merdare kolonat më të gjata (Foto)

Mërgimtarë të shumtë tashmë kanë arritur në Kosovë. Të tjerë veçse po afrojnë përderisa edhe detyrohen që në shumë raste të presin në pikat kufitare të Kosovës.

Vetëm në pikën kufitare të Merdares, qytetarë të shumtë detyrohen të presin prej më shumë se një orë.

Ndërkohë më të shkurtra janë pritjet në piken kufitare të Dheut të Bardhë, me vetëm 30 minuta, shkruan Indeksonline.

Duhet përkujtuar që vikendet janë edhe më të ngarkuara në pikat kufitare pasi mërgimtarët zgjedhin që përgjatë këtyre ditëve edhe të arrijnë në vendlindjet e tyre./Indeksonline/