22:51 / E Martë, 29 Shtator 2020 / C E

Profesori e mposht nxënësin, me penallti

Tottenham është kualifikuar në çerekfinale të EFL Cupës pasi ka mposhtur Chelsean pas ekzekutimit të penalltive.

Ndeshja e rregullt përfundoi me rezultat të barabartë 1-1, shkruan Indeksonline.

Blutë kaluan të parët në epërsi me golin e shënuar nga Werner në minutën e 19-të të ndeshjes.

Skuadra e Mourinhos e gjeti barazimin në minutën e 84-të dhe e dërgoi ndeshjen me penallti.

Lojtarët e Tottenham ishin më të saktë nga pika e bardhë ku shënuan pesë kundrejt katër të atyre të Chelseas.

Mount ishte ai që e humbi penalltinë e fundit për skuadrën e Lampard.  /IndeksOnline/