14:18 / E Enjte, 05 Korrik 2018 / indeksADMonline

PSD-Haradinajt: Publikoje kontratën me Bechtel Enkan, e shohim a ka faj Isa Mustafa (Video)

Dardan Sejdiu, kryetar i PSD-së ka thënë se Qeveria duhet ta publikojë marrëveshjen me Bechtel Enkan dhe tek atëherë të debatohet rreth kësaj teme.

Sipas tij, duhet të publikohet raporti në mënyrë që të kuptohet nëse problemi ka qenë tek Qeveria e Isa Mustafës.

“Publikojë kontratën ministër sepse ajo kontratë shpenzon para të qytetarëve të Kosovës. Nuk ka kuptim ti edhe zoti Lutfi Zharku me debatu kush ka faj. Po e shohim Hill International, punët që janë bë … qysh mundemi me diskutu pa e pa nenin për Bechtel Enkan. 2 milionë euro për një autoban, tash thoni kontrata nuk bën me u pa. Kemi nevojë me e pa kontratën, atëherë duhet me e pa raportin e Hill International, atëherë me pa pse Qeveria Mustafa nuk e ka nënshkru zarfin për 43 milionë euro, e me e pa si kemi ardhë ne tek 53 milionë euro”, ka thënë ai, raporton Indeksonline.

Sipas Sejdiut, diskutimi i sotshëm është vetëm elektoral.

“Ky diskutim ka kuptim vetëm popullist dhe elektoral, asgjë ma shumë. Ju lutem … kontratat dhe e shohim raportin cka ka bë Lutfi Zharku, po këto janë llafe. Në bazë të një qasjeje normale në shpenzimin e parasë publike, na i publikoni kontratën, marrëveshjen, raportin e Hill International dhe atëherë askush nuk ka hapësirë të thotë `ky tha, ai tha`”, është shprehur ai./Indeksonline/