17:19 / E Shtunë, 07 Korrik 2018 / indeksADMonline

Pse është e rëndësishme pakoja ligjore e reformës së administratës publike?, flet ministri Yagcilar

Ministri i Administratës Publike, Mahir Yagcilar ka shpalosur sfidat e Ministrisë që ai drejton në koordinimin e procesit të hartimit dhe miratimit të tre projektligjeve të reformës së administratës publike, që ai i quan shtyllat e shtetit.

Ministri Yagcilar argumenton se këto tre projektligje vendosin rregull dhe rend në administratë publike dhe shpreson se këtë vit Kuvendi do të miratoj projektligjin për administratën shtetërore, projektligjin përpagat si dhe projektligjin për zyrtarët publik.

Ja pesë arsye përse këto tre projektligje janë të rëndësishme për Kosovën:

Projektligji për pagat vendos rregull për 80 mijë persona që marrin pagë nga buxheti i shtetit;

Do të pengohet ndikimi politik në procesin e rekrutimit në shërbimin civil përmes transformimit të rekrutimit nga rekrutimi për pozitë nërekrutim në grup për familje të pozitave në administratën publike që do të menaxhohet nga një njësi qendrore përgjegjëse për zhvillimin e rekrutimit dhe krijimin e komisioneve përzgjedhëse.

Kompletimi i kornizës ligjore për disiplinën në shërbimin civil me qëllim të forcimit të përgjegjshmërinë brenda shërbimit civil si një instrument për të sanksionuar shkeljet.

Rregulla të organizimit të brendshëm për të gjitha organet e administratës shtetërore në përcaktimin e: strukturave të brendshme, nivelet, organogramin, raporti i strukturave të brendshme me Sekretarin e Përgjithshëm dhe ministrin/Kryeministrin, aktin me të cilin përcaktohet organizimi i brendshëm dhe përmbajtjen e tyre, si dhe kompetencën për miratimin e organizimit të brendshëm

Rregulla për tranzicionin të cilat e obligojnë Qeverinë e Kosovës që brenda tri (3) viteve të bëjë një rishikim funksional të të gjitha organeve qendrore dhe të pavarura me opsione të qarta për racionalizimin e tyre.

z.Yagcilar, Ministria e Administratës Publike është duke punuar në pakon ligjore të reformës së administratës publike, a na shpjegoniçfarë nënkupton kjo dhe pse i duhen Kosovës këto tre projektligje?

Yagcilar: Pakoja ligjore e reformës së administratës publike përbëhet nga tre projektligje: projektligji për administratën shtetërore, projektligji për zyrtarët publik si dhe projektligji për pagat. Këto tre projektligje janë objektiva në kuadër të Strategjisë për Modernizimin e Administratës Publike 2015-2020, janë pjesë e Agjendës së Reformave Evropiane (ERA) si dhe janë një obligim nga Kontrata për Reformën Sektoriale për Administratën Publike që Kosova ka nënshkruarme Komisionin Evropian vitine kaluar. Por mbi të gjitha këto tre projektligje, reflektojnë kërkesën e vazhdueshme tëqytetarëve të Republikës së Kosovës për një administratë publike profesionale, të paanshme, transparente, llogaridhënëse dhe e aftë të ofrojë shërbime në mënyrë efektive për ta.

Gjendja aktuale në administratën publike nuk është në përputhje me kërkesat e qytetarëve dhe kërkesat e procesit të integrimit evropian për një administrate shtetërore profesionale, efektive, transparente dhe llogaridhënëse.Kemi një rregullim të fragmentuar në sistemit të pagave, probleme serioze në procesin e rekrutimit qëështë kritikuar si nga shoqëria civile në Kosovë po ashtu dhe nga raportet e BE-së dhe OECD/SIGMA se është proces që ndikohet nga politika si dhe kemi krijuar shumë agjenci të pavarur, afër 70 sosh qëkanë përzierje të kompetencave dhe fushëveprimit.

Me fjalë të tjera, aktualisht kemi një sistem shtetëror me shumë improvizime dhe kjo ka mundësuar keqpërdorime dhe ka penguar kapacitetin dhe aftësinë e shtetit të ofroj për qytetarin shërbime më të mira publike.

Aktualisht kemi një debat për ngritjen e pagave nga ana e Qeverisë, a mundtë na shpjegoni se cili do të jetë ndikimi i projektligjit për pagat në këtë drejtim?

Yagcilar:Projektligji për Pagat me tëvërtet është një nevojë urgjente për Kosovën. Kemi afër 80 mijë persona që marrin pagë nga buxheti i Kosovës, mirëpo për shumicën prej tyre, për afër 60 mijë persona, mënyra se si paguhen, avancohen në pozitat e tyre, dhe se si rregullohet marrëdhënia e tyre e punës me shtetin rregullohet nga një numër i madh i akteve nënligjore dhe vendimeve të Qeverisë, afër 58 të tilla. Po ashtu, shteti shpenzon afër 80 milion euro në vjet për shtesa ndaj pagës bazë, dhe kjo duhet të rregullohet sepse rregullimi aktuale lejon hapësirë për keqpërdorim. Projektligji për pagat krijon një sistem dhe rregull për të gjithë ata që marrin pagë nga buxheti i Kosovës dhe vendos njëkornizë tëmirëfilltë ligjore bazuar në meritë. Projektligji për pagat vendos parimin e pagës sënjëjtë për punën e njëjtë.

Rekrutimi në administratën publike është kritikuar për ndikim politikë, si adresohet ky problem?

Yagcilar: Rekrutimi do të rregullohet përmes dy ndryshimeve kryesore në projektligjin për zyrtarët publike: do të centralizohet procesi i rekrutimit si dhe nuk do të ketë më rekrutim për pozita, por ashtu siç vepron edhe Komisioni Evropian dhe shtetet e tjera anëtare të BE-së, rekrutimi do të bëhet në grup për familje të pozitave në administratë publike. Projektligji për zyrtarët publik po ashtu rregullon problemin aktual që kemi me kornizën e ligjore e bënë përjashtim tëkategorive tipike të shërbimit civil duke krijuar sistem heterogjen të marrëdhënies së shërbimit civil e cila nuk siguron barazi e as siguri juridike.

Kemi afër 70 agjenci të pavarura që i raportojnë Kuvendit dhe pastaj rregullim të fragmentuar në sistemin publik, si adresohet kjo përmes tre projektligjeve?

Yagcilar: Aktualisht kemi një ligj për Administratën Shtetërore mirëpo është i mangët dhe i paqartë në përcaktimin e rregullave dhe kritereve për themelimin, organizimin e brendshëm, llogaridhënien, qeverisjen, bashkëpunimin, delegimin, mbikëqyrjen dhe organizimin regjional të organeve të administratës publike dhe përcaktimin e tipologjive të administratës publike. Kemi edhe mungesë tërregullave për organet që ofrojnë shërbime publike të drejtpërdrejtë për publikun siç janë shëndetësia, arsimi, kultura, etj si dhe rregullimet për organet vartëse nën-ministri (organet qendrore dhe të pavarura) kanë qenë të pamjaftueshme dhe kontradiktore e që në praktikë kanë paraqitur vështirësi në zbatim.Agjencitë e pavarura (të themeluara sipas nenit 142 të Kushtetutës) që i raportojnë Kuvendit themelohen pa kritere të qarta ndërsa funksionimi i tyre – llogaridhënia, raportimi dhe mbikëqyrja – mbeten të pa-standardizuara.  Kjo ka ndikuar që kemi një numër tëmadh të agjencive si në ekzekutiv ashtu edhe në Kuvend dhe në disa raste agjencitë e pavarura nën Kuvend kanë funksione ekzekutive që bie ndesh me parimin e ndarjes së pushteteve sipas nenit 4 të Kushtetutës. Kjo situatë po ashtu ka ngarkuar  buxhetin e shtetit. Me projektligjin e ri kemi rregulla të qarta për gjithë sistemin si dhe do të vendoset  një periudhë 3 vjeçare për tranzicioninduke obliguar Qeverinë e Kosovës që të bëjë një rishikim funksional të të gjitha organeve qendrore dhe të pavarura me opsione të qarta për racionalizimin e tyre.