21:38 / E Enjte, 04 Tetor 2018 / indeksADMonline

Pse Leo Messi e bëri këtë festim pasi shënoi kundër Tottenhamit

Lionel Messi dhuroi spektakël në fitoren e Barcelonës, 4-2 ndaj Tottenhamit në Champions League mbrëmë – por festimi i tij pas golit të parë i ka hutuar tifozët.

Messi arriti në ”Wembley” me reputacionin e njërit prej futbollistëve më të mirë në historinë e futbollit.

Dhe ai dhuroi një paraqitje impresive duke shënuar dy gola në fitoren e dytë të skuadrës së Ernesto Valverdes këtë sezon në Champions League.

Por, mënyra se si ai festoi pas golit të tij të parë i ka lënë tifozët të hutuar, transmeton IndeksOnline.

Lionel Messi: Why Barcelona star did THIS after scoring in Champions League vs Tottenham

Pasi shënoi në portën e Hugo Lloris në minutën e 56-të, Messi vrapo drejt kamerës për ta bërë një veprim të papritur..

Argjentinasi vuri dorën e tij në kokë, para se ai ta bënte një sinjal me gishtat e tij, sikur të ishte duke komunikuar me njerëzit që janë duke e shikuar atë nga shtëpia.

E përditshmja spanjolle, SPORT tani ka shpjeguar arsyen e këtij festimi të Messit pas golit të shënuar.

Arsyeja është se 31-vjeçari kishte një mesazh për fëmijët e tij – Thiago, Mateo dhe Ciro.

Lionel Messi: Why Barcelona star did THIS after scoring in Champions League vs Tottenham

Thuhet se Messi ua ka dedikuar fëmijëve të tij golin pasi që ata ishin duke e parë argjentinasin nga shtëpia në Barcelonë./IndeksOnline/

Lionel Messi: Why Barcelona star did THIS after scoring in Champions League vs Tottenham

Të fundit