19:38 / E Hënë, 11 Qershor 2018 / indeksADMonline

Pse Vladimir Putin nuk buzëqesh kurrë?

Ai mund të ketë datëlindjen në Ditën Botërore të Buzëqeshjes, por janë të rralla momentet kur e shohim Vladimir Putin me buzëqeshje në fytyrën e tij.

Njerëzit nga Rusia, ashtu si ata nga vende si Irani dhe Franca, nuk qeshin shumë si të tjerët, dhe ka disa arsye për këtë.

Psikologu Kuba Krys ka botuar një libër për këtë çështje.

“Kjo është një karakteristikë më e shpeshtë për shoqëritë e shtypura politikisht, ku respektohet shkollimi”, thotë ai.

“Përveç kësaj, në këto vende korrupsioni është më i përhapur dhe shërbimet civile janë më të paqëndrueshme”, shton ai.

Gjithashtu, në këto vende mendohet se buzëqeshja është më pak mikpritëse duke aluduar në dyfytyrësi.