16:00 / E Shtunë, 04 Gusht 2018 / indeksADMonline

PSG ia bën bajat Monacos në finale, e mposht lehtë me “anonima” (Video)

Paris Saint Germain ia ka bërë bajat Monacos në finalen e Superkupës së Francës duke e mposhtur me rezultat 4-0.

Në finalen e zhvilluar në Kinë, PSG startoi vetëm me tre yje në fushë duke inkuadruar kryesisht lojtarë të akademisë.

Por, kjo mjaftoi. Di Maria me supergol dhe Nkunku shënuan për qetësi në pjesën e parë.

I riu, Weah shënoi në minutën e 67 për fitoren e sigurtë me rezultat 3-0. Për 4-0, në sekondat e fundit realizoi përsëri Di Maria.

Ky është trofeu i parë për trajnerin Thomas Thucel./Indeksonline/


Temat: