08:26 / E Hënë, 09 Korrik 2018 / indeksADMonline

PSG përsëri te Barcelona, 270 milionë për yllin e skuadrës

Një vit pasi transferoi Neymarin nga Barcelona për 222 milionë euro, PSG tashmë ka vënë në shënjestër një futbollist tjetër.

Sipas Mundo Deportivo, Kampionët e Francës kanë bërë një ofertë prej 270 milionë euro për të siguruar shërbimet e Philipe Coutinho.

Kjo ofertë është bërë te agjenti i lojtarit dhe jo drejtpërdrejtë në klub.

Klauzola e brazilianit është 400 milionë euro, por parisienët dëshirojnë të negociojnë çmimin e tij.

Coutinho u transferua në Camp Nou nga Liverpooli gjatë afatit kalimtar të janarit. /IndeksOnline/