10:07 / E Shtunë, 13 Tetor 2018 / indeksADMonline

Publikohet lista e 10 personave më të pasur në Shqipëri, i pari ka një biznes gjigant në Kosovë

Samir Mane u vlerësua si njeriu më i pasur në Shqipëri. Sipas studimit të Institutit Europian Pashko për 10 super të pasurit në Shqipëri, në vend të dytë të fitimit për vitin 2017 është Shefqet Kastrati, i cili pasohet nga Grigor Joti.

Biznesmeni Rrok Gjoka mban vendin e katërt. Më pas, renditet Agron Shapllo. Në vend të 6 është vlerësuar Renis Tërshana. Pas tij, Agim Zeqo. Deputeti Tom Doshi renditet në vend të 8, ndërsa biznesmeni Serafin Orgocka në të 9-tin. Lefter Kallo është i 10 në listë, njofton Top Channel.

“Parë nga këndvështrimi i peshës specifike renditëse të këtij nëngrupi, kemi që sipas këtij kriteri fitimi, 4 të parët përfaqësojnë më shumë se gjysmën e fitimit nga të gjithë së bashku”, thotë Ervis Iljazaj, i cili tregon se ku është bazuar studimi për super të pasurit shqiptarë.

“Studimi për 10 më të pasurit është një studim që Instituti Europian Pashko, e bën duke ndjekur edhe traditën e studimeve ndërkombëtare, duke u bazuar vetëm te deklarimet e licencave në QKB dhe strukturave aksionmbajtëse u zgjerua në analizën e 100 bizneseve më të mëdha me aksionmbajtës shqiptarë”, thotë Enton Palushi, kryeredaktor i gazetës MAPO.

Ndërkaq studimi nxjerr në konkluzion se për peshën dhe përgjegjësinë që ky komunitet përfaqëson ndaj ekonomisë shqiptare, përbën një pasuri kombëtare.

Renditja sipas Kapitalit Aksioner Takues

(Vlera financiare e aksioneve që i takon secilit individ).

Samir Mane
Shefqet Kastrati
Vasil Naçi
Tom Doshi
Frident Kuqi
Aleksandër Pilo
Irfan Hysenbelliu
Renis Tërshana
Artan Dulaku
Aleksandër Frangaj

Renditja sipas Fitimit të Vitit 2017

Aksioneri

Samir Mane
Shefqet Kastrati
Grigor Joti
Rrok Gjoka
Agron Shapllo
Renis Tërshana
Agim Zeqo
Tom Doshi
Serafin Orgocka
Lefter Kallo

Renditja sipas Kapitalit Neto të Vitit 2017

Aksioneri

Samir Mane (Ai poashtu udhëheq Ferronikelin, Kosovë)
Shefqet Kastrati
Vasil Naci
Behar Çukaj
Tom Doshi
Besnik Sulaj
Renis Tërshana
Edmond Leka
Idajet Ismailaj
Aleksandër Pilo

Temat: