12:58 / E Diele, 21 Tetor 2018 / indeksADMonline

Putin teston makinën e tij të re në pistë të Formula 1

Rusia dëshiron të vendosë veten si prodhues i automjeteve luksoze në të njëjtin nivel me ato të Rolls-Royce dhe Bentley.

Për ta bërë këtë, shteti formoi Aurusin, një prodhues automjetesh që ndërton të gjitha automjetet për autokolonën e Vladimir Putinit dhe që së shpejti do t’i vendosë ato në shitje.

E për t’a provuar se sa vlen kjo markë e re, e ka testuar vetë presidenti i Rusisë dhe atë në një pistë të Formula 1 në Sochi. Kjo makinë ka një motor 4.4 litërsh V8 e cila përdorë një formë të hibridizimit dhe prodhon 598 kuajfuqi. Ka një transmetim automatik me nëntë shpejtësi dhe tërheqë me katër rrotat. /IndeksOnline/

Temat: