23:58 / E Premte, 16 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Radamel Falcao drejt Real Madridit

Radamel Falcao nuk është i interesuar të qëndrojë më në ekipin e zhytyr në krizë të thellë, Monacon. Ylli kolumbian e ka informuar agjentin e tij që të interesohet për një skuadër të re në janar.

Real Madridi është destinacioni më i preferuar për sulmuesin e famshëm. Skuadra madrilene po kërkon një sulmues me përvojë të kalibrit Falcao pasi që po vuan për gola këtë edicion.

Jorge Mendes i ka bërë kontaktet e para me Realin, skuadër me të cilën ka raporte tejet të mirë.

Falcao ka kontratë me Monacon edhe një vit e gjysmë, por të cilën nuk do ta respektojë.

Falcao ishte topsulmues në La Liga sa luante te rivali i Realit, Atletico Madrid./Indeksonline/